Vilat moderne për shitje 1,540,000 € Vila ndodhet në një nga komplekset më të njohura në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, duke ofruar një peizazh unik dhe qetësi. Organizimi i vilës trekatëshe me bodrum përbëhet nga: 2 dhoma ndenjeje shumë mikpritëse, një bodrum vere, një kuzhinë moderne, 4 dhoma gjumi të mobiluara me funksionalitet, një palestër, depo, lavanderi, 3 veranda, si dhe 5 banjo që shërbejnë hapësirën e konsiderueshme që ofron kjo vilë. •Vila ka një dizajn shumë modern, nuk është banuar kurrë më parë dhe është e pajisur me të gjitha lehtësitë për një jetë të rehatshme si sistem ngrohjeje dhe ftohjeje qendrore, oxhak funksional, sistem kamerash, garazh të mbyllur për 3 makina. Për më shumë informacion, ju ftojmë të vizitoni pronën.