Shitet shtëpi private në një nga zonat më të mira të Durrësit, pranë Kazazit dhe shumë afër qendrës së qytetit. Prona ka një sipërfaqe totale prej 342 m², me 95 m² sipërfaqe ndërtimi. Pozicioni i saj është ideal, me akses të shpejtë pranë qendrës dhe të gjitha shërbimeve të nevojshme. Falë sipërfaqes së konsiderueshme të pronës dhe lokacionit shumë të favorshëm, kjo shtëpi përbën një mundësi të shkëlqyer si për banim, ashtu edhe për investim. Lokacion perfekt dhe me potencial të lartë zhvillimi.