Shitet apartament 3+1+2+depo tek Liqeni, pranë Pavarotit! Apartamenti pozicionohet në një nga zonat më elitare dhe të kërkuara të Tiranës, duke ofruar qetësi, akses të menjëhershëm me Parkun e Liqenit dhe çdo facilitet të nevojshëm për një jetesë komode. Me një sipërfaqe neto prej 185m² dhe sipërfaqe bruto 214m², prona karakterizohet nga organizim perfekt dhe hapësira të bollshme. Organizohet në ambient ndenje dhe gatimi të madh e funksional, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, garderobë, depo, korridor shpërndarës dhe ballkon. Orientimi lindje mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe përbën zgjedhje ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim afatgjatë në një nga zonat më premium të qytetit. Cmimi 2700 Euro/m2