Shesim shtëpi karakteristike 2-katëshe në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, brenda Kompleksit Zoe Hora, në Dhërmi. Vendndodhja e prones ofron një pamje panoramike mahnitëse të gjithë bregdetit Jonian, duke kombinuar kaltërsinë e detit me peizazhet karakteristike të taracave perreth. Struktura e pronës: Prona ka një strukturë 2-katëshe, me verande perpara, shkallë hyrëse dhe një portë tipike fshati. •Kati i parë: organizohet nga nje dhome gjumi dhe një koridor hyrës karakteristik i shtepive te zonës bregdetare. •Kati i dytë përfshin një sallon ndenjeje me dritare të mëdha dhe pamje panoramike, ambient kuzhine dhe dy dhoma gjumi. Te dy katet lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet shkallëve të jashtme dhe verandës së bollshme me pamje nga deti, duke i dhënë shtëpisë një karakter të veçantë për të shijuar mbremjet në bregdet. Shtëpia eshtë rinovuar dhe investuar gjate viteve te fundit nga pronarët, duke e përshtatur me stilin bashkëkohor të një vile private në bregdet. Karakteristika të pronës: Sallon i gjere * Kuzhinë * 3 Dhoma gjumi ( njera me oxhak) * Verande Tualet * Kondicioner * Totalisht e mobiluar Sipërfaqe totale e prones 242.16 m2 Siperfaqe trualli 111.6m2 Sipërfaqe banese: * Kati 1- 39 m2 * Kati 2- 91 m2 Orientim i pronas Perëndim Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor Nje mundesi e arte investimi pasi prona gjeneron te ardhura nga biznesi i AirBnB dhe Booking. Per te tjera detaje apo per te planifikuar nje vizite ne prone me kontaktoni!