Në shitje një apartament 2+1 me garderobë dhe lavanderi, me sipërfaqe 109.35 m², në katin e 7-të dhe të fundit të rezidencës Oasis, Rruga “Teodor Keko”. Prona ndodhet në një objekt të ri me hipotekë dhe fasadë të ventiluar, i konceptuar me standarde moderne ndërtimi dhe komoditeti. Pozicionimi në katin e fundit i jep apartamentit privatësi dhe qetësi, ndërsa tarraca e shfrytëzueshme ofron një hapësirë shtesë me potencial të jashtëzakonshëm. Apartamenti është realizuar me investim premium në çdo detaj, nga mobilimi dhe kuzhina e personalizuar, tek elektroshtëpiaket e markave cilësore, tavanet e gipsit, ndriçimi LED dhe materialet e përzgjedhura. Organizohet në: • Sallon + kuzhinë open space • 2 dhoma gjumi • Garderobë e dedikuar • Lavanderi • Tualet • Shfrytëzim i tarracës Detaje te tjera: • Panele diellore • Post parkimi në katin -1, i përfshirë në çmim. • Sipërfaqe: 109.35 m² • Kati 7 i fundit • Dokumentacion i rregullt hipotekor Një pronë e menduar për ata që kërkojnë më shumë se një apartament: hapësirë, privatësi, cilësi dhe një investim të përfunduar deri në detaj. Gati për banim, pa asnjë investim shtesë. Referenca: UNA72653