Karakteristikat e prones: – Apartament 1+1+blk – Golem –Prane Flower Hotel & Resort – Kati 1 – Siperfaqja Bruto 62.82 m² – Siperfaqja Neto 54.63 m² – Cmimi 75.400 Euro Në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit, shumë pranë Flower Hotel & Resort, ofrohet për shitje një apartament modern 1+1, ideal për banim apo investim, me nje siperfaqe prej 59 m², i cili ndodhet ne katin e pare. Apartamenti organizohet në një sallon ndenje me kënd gatimi, 1 dhomë gjumi, tualet dhe ballkon, duke ofruar një planimetri funksionale dhe ndriçim natyral gjate dites. Rezidenca ndodhet në fazë shumë të avancuar ndërtimi, aktualisht në procesin e instalimeve elektrike dhe përfundimit të fasadës së jashtme, çka e bën një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë një investim të sigurt dhe gati për përfundim të shpejtë. Zona e Golemit ofron akses të lehtë në plazh, qetësi dhe zhvillim të vazhdueshëm turistik, duke e bërë këtë pronë ideale si për pushime ashtu edhe për qira sezonale. Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare!