Apartamenti është i mobiluar dhe i pajisur plotësisht, në gjendje shumë të mirë, dhe organizohet në: * 2 dhoma gjumi * Sallon i madh dhe shumë i ndriçuar, me kuzhinë të hapur * Kuzhinë e kompletuar, me të gjitha pajisjet elektroshtëpiake të reja dhe të papërdorura * 2 tualete – njëri prej tyre me dush * Banjë me jacuzzi, e lidhur me dhomën matrimoniale * Depo e vogël e brendshme, e përshtatshme për lavatriçen dhe për magazinim * Korridor * Ballkon Apartamenti ka ambiente të bollshme, shumë dritë natyrale dhe një organizim tepër komod për jetesë. Në çmim përfshihen gjithashtu garazh privat, dhe depo.