Ofrojmë për shitje një apartament 3+1+2, totalisht të mobiluar, i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati të ri, me standarde bashkëkohore ndërtimi, të mirëadministruar dhe të pajisur me ashensor, në Rrugën "5 Maji". Apartamenti organizohet nëpërmjet një korridori shpërndarës, i cili lidh në mënyrë funksionale të gjitha ambientet. Ai përbëhet nga një sallon i bollshëm së bashku me ambientin e gatimit, 3 dhoma gjumi, 1 tualet, 1 lavanderi, 1 depo dhe 1 ballkon. Falë organizimit praktik, ndriçimit natyral, dhe pozicionimit në një pallat të ri e cilësor, kjo pronë përbën një zgjedhje ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim. Për më shumë informacion ose një vizitë në këtë pronë mos hezitoni të kontaktoni.