Shitet shtëpi private në Lagjen 17, Ish-Këneta, Durrës, në një zonë të qetë dhe vetëm rreth 1 minutë në këmbë nga rruga kryesore.
Prona ka 275 m² sipërfaqe totale, nga të cilat rreth 100 m² janë sipërfaqe ndërtimi. Shtëpia është ndërtuar në vitin 2002 dhe disponon dokumentacion të rregullt.
Soleta e tarracës ka izolim termik me polisterol në pjesën e poshtme, ndërsa themelet janë të ndërtuara me gur.
E gjithë prona është e rrethuar me mure, duke ofruar privatësi, dhe disponon portë garazhi për hyrjen e automjetit.
Prona ka ujë të pijshëm dhe sistem të rregullt kanalizimesh. Rruga përpara pronës është e shtruar me zhavorr, ndërsa rruga kryesore ndodhet shumë pranë.
Shtëpia është aktualisht e papërfunduar, duke i dhënë mundësi pronarit të ri ta përfundojë dhe ta arredivojë sipas dëshirës së tij.
Fotografitë janë realizuar rreth dy muaj më parë, pasi oborri dhe trualli ishin pastruar nga barërat dhe mbeturinat.
Çmimi: 99.000 € – i diskutueshëm.
Pronarët e pronës jetojnë aktualisht në Greqi, ndaj komunikimi preferohet përmes Messenger, Viber ose WhatsApp.
Pas një bisede paraprake, nëse jeni të interesuar për ta parë pronën nga afër, një person i afërt i familjes ndodhet në Durrës dhe disponon çelësat, në mënyrë që t’ju hapë dhe t’ju tregojë shtëpinë.
Për më shumë informacion, na kontaktoni në Messenger, Viber ose WhatsApp. Vetëm për persona seriozisht të interesuar.