Apartament Luksoz 1+1 në shitje ne Qender ID: 530221010-3402 Ofrohet për shitje një apartament modern dhe super luksoz i tipologjisë 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe me akses të shpejtë me qendrën e qytetit, në rrugën "Siri Kodra". Prona ndodhet në një pallat të ri cilësor me ashensor dhe administrim të rregullt. Apartamenti është i investuar me arkitekt në çdo detaj, duke ofruar një stil bashkëkohor, mobilim premium dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës. Tiparet Kryesore të Pronës: Tipologjia: Apartament 1+1 (Sallon me Kuzhinë, Dhomë Gjumi, Tualet, Verande) Mobilim i Brendshëm (Interior Design): -Salloni: Divan luksoz me kthinë (chaise longue), me ngjyra neutrale toke dhe detaje elegante. Muri i TV-së është i veshur me pllaka me teksturë guri, ndriçim me shina magnetike (magnetic track lights) dhe dyer "Filomuro" të integruara në mënyrë perfekte në muraturë. -Kuzhina & Ngrënia: Kuzhinë me dizajn modern, e pajisur me elektroshtëpiake të nivelit të lartë, spërkatës/mur mermeri me vena (Calacatta) dhe tavolinë ngrënieje me sipërfaqe mermeri e karrige komode velur. Punime te cilesise së Lartë: -Parket cilësor në të gjithë sipërfaqen. - Tavanë të varur me spot-e të fshehura dhe ndriçim arkitektural LED. - Dritare të mëdha me profil cilësor që mundësojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, të shoqëruara me perde elegante me palosje. - Veshje muri dekorative me dru natyral që i japin ambientit ngrohtësi dhe luks. Specifikime Shtesë: Vendndodhja: Rruga "Siri Kodra" zonë e zhvilluar, pranë çdo shërbimi të nevojshëm (supermarkete, farmaci, shkolla, transport publik). Ndërtimi: Pallat i ri me standarde të larta ndërtimi, izolim akustik dhe termik. Dokumentacioni: Me certifikatë pronësie të rregullt. * Mundesohet dhe 1 post parkimi me cmim ekstra (3.000.000 lek) Ky apartament është zgjedhja ideale si për banim komod e luksoz, ashtu edhe për investim (me rentabilitet mjaft të lartë për qira ditore Airbnb/Booking apo qira afatgjatë). 📞 Për më shumë informacion apo për të caktuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!